Partizani pëson humbjen e parë, Erzeni surprizon “të kuqtë” në Elbasan

Partizani-Erzeni 0-1 (Nonato 12’)

Një gol i Nonatos në minutat e para të takimit ka vulosur fatin e sfidës Partizani-Erzeni. Kryeqytetasit kanë dominura lojën, por nuk kanë arritur që të çajnë mbrojtjen e shijakasve, që kanë zhvilluar një ndeshje perfekte, duke u mbrojtur mirë dhe duke kundërsulmuar rrezikshëm. Partizani pëson humbjen e parë në kampionat, ndërsa Erzeni vazhdon që të mos pësojë gol këtë sezon.

90’ Akordohen 4 minuta shtesë

88’ Pa fryt tentativat e Partizanit, që i afrohet zonës së Erzenit, por pa ndonjë rrezikshmëri të lartë

85’ Goditje këndi e radhës (e katërta në pak minuta) për Partizanin, që nuk arrin të shfrytëzojë këto goditje standarde

82’ Provon Hadroj nga distanca, por Xhika në dy kohë zotëron topin

77’ Erzeni i afrohet golit të dytë. Një kundërsulm i finalizuar nga Avdiu gjen në gatishmëri Rexhepin

75’ Partizani është hedhur i gjithi në sulm në kërkim të golit të barazimit, ndërkohë që mbrojtja e Erzenit reziston. Provon edhe Skuka, por topi ndalet në rrjetën e jashtme

72’ Partizani ka rritur presionin dhe po i afrohet rrezikshëm zonës së Erzenit, që zbret rrezikshëm në kundërsulm sa herë që ka mundësinë

68’ Rast i artë për Partizanin. Da Silva i vetëm në shtyllën e dytë, bën më të vështirën dhe nxjerr topin jashtë

66’ Provon sërish Thioub, por kësaj radhë goditja është shumë e lehtë dhe përfundon në duart e Rexhepit

63’ Rrezikon Erzeni, një goditje me kokë e sulmuesit shijakas Thioub përfundon mbi traversë

60’ Erzeni mbrohet shumë (është skuadra e vetme që nuk ka pësuar gol këtë sezon) dhe Partizani e ka të vështirë të çajë përpara, ndonëse dominon në zotërimin e topit dhe ka mbyllur në gjysmëfushën e vet kundërshtarin

56’ Provon Alan nga distanca, por portieri Rexhepi grushton topin

52’ Skuka finalizon një aksion të gjatë të Partizanit, por goditja e tij nga jashtë zone përfundon mbi traversë

49’ Kundërsulm i Erzenit, provon Kadriu nga distanca por gjuajtja e tij përfundon jashtë

47’ Goditje këndi për Partizanin. Sota del i lirë në zonë, gjuan por goditja e tij përfundon ngjitur me shtyllën

46’ Nis pjesa e dytë në Elbasan

Mbyllet me fitoren e Erzenit, pjesa e parë në “Elbasan Arena”. shijakasit godasin me Nonaton në të vetmin rast që krijojnë, Partizani bën shumë volum loje, por mungojnë rastet e pastra në portën kundërshtare.

45’ Akordohet 1 minuta shtesë

45’ Provon edhe Rrapaj nga distanca, por topi është larg kuadratit

44’ Erzeni fiton një goditje dënimi në kufijtë e zonës së Partizanit. Provon Alan nga distanca por bllokohet nga mbrojtja e kuqe

42’ Provon da Silva nga distanca, por goditja e tij është e pasaktë dhe përfundon jashtë

41’ Aksion i gjatë i Partizanit, që finalizohet nga Da Silva, por topi godet rrjetën e jashtme. Erzeni mbrohet shumë mirë dhe të kuqtë nuk po çajnë dot murin shijakas

38’ Partizani dominon lojën dhe qarkullon topin. Erzeni është i mbyllur i gjithë mbrapa dhe mundohet që të shfrytëzojë kundërsulmin.

36’ Aksion personal i Carës, që godet nga jashtë zonë, por topi përfundon jashtë kuadratit

34’ Goditje këndi për Partizanin. Da Silva kroson në zonë, por largon pa problem mbrojtja e Erzenit

30’ Kalojnë 30 minuta lojë. Erzeni menaxhon shumë mirë avantazhin e krijuar, ndërsa Partizani nuk po arrin që të rrezikojë portën e skuadrës shijakase

22’ Partizani mundohet të reagojë pas golit të pësuar, por nuk arrin që të çajë mbrojtjen e Erzenit. Miqtë zbresin rrezikshëm në kundërsulm sa herë që kanë mundësi

17’ Kombinim i bukur Telushi-Hadroj, por ky i fundit nuk devijon dot topin në rrjetën e Erzenit

16’ Kundërsulm i Erzenit, por Alan nuk arrin që të përfitojë

14’ Partizani mundohet të reagojë, por Skuka tregohet i ngathët në zonë dhe nuk arrin të godasë topin drejt portës

12’ GOOOOOL Erzeni zbret rrezikshëm nga e majta. Nonato shfrytëzon një pasim të Peposhit dhe dërgon topin në rrjetë

10’ Minuta të mira për Partizanin. Të kuqtë kanë zhvendosur lojën në mesfushën e shijakasve dhe sulmojnë rrezikshëm veçanërisht nga e djathta e sulmit

7’ Aksion i gjatë i Partizanit. Topi endet në zonën e Erzenit, por asnjë nga lojtarët e kuq nuk arrin që të rrezikojë

5’ Partizani fiton një goditje dënimi në të djathtë të sulmit. Skuka pengohet nga Peposhi, që ndëshkohet me karton të verdhë. Telushi provon një skemë, por Da Silva nuk arrin të godasë

1’ Starton ndeshja në “Elbasan Arena”

Partizani, skuadra e vetme me pikë të plota, kërkon suksesin e radhës përballë Erzenit, që ka bërë një paraqitje shumë të mirë në këto tre javë të para të kampionatit.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Rexhepi, Hadroj,  Bitri, Sota, Atanaskoski, Telushi, Rrapaj, Murataj, Da Silva, Skuka, Cara

Erzeni: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi,Kahrimanovic, Mehmeti, Ademi, Alan, Kadriu,Nonato