Kastrioti ndal Partizanin, “të kuqtë” barazojnë për herë të parë në kampionat

Partizani-Kastrioti 0-0

Partizani ndalet nga Kastrioti në një barazim pa gola 0-0 në Elbasan. Kryeqytetasit dominojnë lojën, por nuk arrijnë që të kalojnë dot mbrojtjen krutane dhe portierin Sali në superformë. Ndalen kryesuesit e kampionatit, që marrin barazimin e parë sezonal në kampionat. Kastrioti ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë dhe ka marrë një pikë mëse të merituar.

90’ Akordohen 5 minuta shtesë

90’ Rrezikon Partizani me Mensah, por Sali është i pakalueshëm

85’ Edhe 5 minuta nga përfundimi i kësaj sfide, që po bëhet shumë e vështirë për Partizanin, pasi Kastrioti po mbrohet shumë mirë

76’ Partizani ka shtuar presionin dhe zbret me shumë forca në gjysmëfushën e Kastriotit, por “të kuqtë” nuk arrijnë të çajnë dot mbrojtjen e Kastriotit

71’ Tjetër rast për Partizanin, Sali devijon në këndore një krosim që po shkonte drejt rrjetës

68’ Rast i artë për Partizanin. Hadroj kroson një top në zonë, por Da Silva bën më të vështirën dhe nxjerr topin jashtë

65’ Është rritur ritmi i lojës në Elbasan. Të dyja skuadrat kërkojnë golin e avantazhit

60’ Kalojnë 15 minuta nga pjesa e dytë. Partizani nuk po arrin dot të zhbllokojë këtë sfidë, pasi Kastrioti luan shumë mirë dhe është i padepërtueshëm në mbrojtje

55’ Provon Hadroi nga distanca, por goditja e tij devijohet në këndore

52’ Partizani ka rritur presionin dhe është shfaqur rrezikshëm në disa raste me Carën dhe Skukën, por pa arritur të mposhtë portierin Sali

48’ Aksion i bukur i Kastriotit që finalizohet nga Zogaj, por goditja me kokë e sulmuesit është e lehtë dhe Rexhepi pret pa vështirësi

46’ Nis pjesa e dytë në Elbasan

45+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë në Elbasan mes Partizanit dhe Kastriotit. Kryeqytetasit godasin shtyllën me Carën, por edhe krutanët kanë shanset e tyre për shënim në këto 45 minuta.

45+1’ Shtylla i mohon golin Partizanit. I pafat Cara, pasi gjuajtja e tij përfundoi në shtyllë

43’ Rast i artë për Partizanin. Cara kroson një top në zonë për Murataj, ky i fundit godet direkt, por nuk arrin që të çojë dot topin në rrjetë

41’ Luftohet në çdo cep të fushës, por mungojnë rastet e pastra në këto minuta të fundit të pjesës së parë

35’ Minuta të mira për Kastriotin. Miqtë shfaqen rrezikshëm në sulm dhe vendosin në vështirësi mbrojtjen e Partizanit

31’ Sërish Kastrioti i rrezikshëm me Grecën, por Bitri devijon në këndore

30’ Kundërsulm i Kastriotit që finalizohet nga Karakaçi, por gjuajtja e tij ndalet nga Rexhepi

27’ Partizani fiton një goditje dënimi pranë zonës së Kastriotit. Hoti tenton direkt portën, por portieri Sali është i vëmendshëm dhe pret në dy kohë

24’ Provon Da Silva nga distanca, por goditja e tij është shumë larg kuadratit

20’ Partizani mundohet që të kontrollojë lojën, por nuk arrin dot që të çajë mbrojtjen krutane. Kastrioti luan i disiplinuar në prapavijë dhe zbret rrezikshëm në kundërsulm kur ka mundësinë

11’ Kastrioti pranë golit. Hasani nuk arrin dot të devijojë një top në rrjetë me portën e boshatisur. Devijimi i tij shkon mbi traun e portës

8’ Tjetër shans për Partizanin, topi devijohet nga mbrojtja e Kastriotit dhe shkon drejt portës, por Sali ndal sërish

7’ Shans i artë për Partizanin. Skuka me një aksion personal del mirë përballë Salit, por ku i fundit arrin të devijojë topin që shkon në këmbët e Hotit, por sërish ndalet nga gardiani i Kastriotit.

4’ Rrezikon Kastrioti. Morbeck shkëputet në krahun e majtë, kroson në zonë, por topi kalon pasqyrën e portës pa u devijuar

1’ Nis sfida në Elbasan

Partizani kërkon suksesin e radhës në kampionat përballë Kastriotit, që të vazhdojë të qëndrojë i vetëm në krye të renditjes së Superiores. Kastrioti po kalon një moment të mirë dhe synon një tjetër rezultat pozitiv në transfertën e sotme.

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Hoti, Matondo, Murataj, Da Silva, Cara, Skuka Trajner: Giovani Colella

Kastrioti: Sali, Rami, Stojanovic, Selmani, Kodra, Hasani, Karakaçi, Onanuga, Zogaj, Morbeck, Greca Trajner: Emiliano Çela