Partizani rimerr kreun e renditjes, mbijetesa bëhet e vështirë për Kastriotin

Partizani-Kastrioti 4-1 (Cara 35’, Matondo 40’, Selmani 47’, Mba 78’ / Mihana 44’)

Partizani ka mposhtur 4-1 Kastriotin dhe falë këtij suksesi është rikthyer në krye të renditjes së Superiores (ndonëse në kuotë të barabartë pikësh me Tiranën). Kryeqytetasit hipotekojnë fitoren që në pjesën e parë, duke shënuar 3 gola në portën e krutanëve, ndërsa Mba në pjesën e dytë plotëson pokerin e golave.

90’ Akordohen 3 minuta shtesë

78’ GOOOOOL Partizani shënon edhe golin e katërt. Aksion i bukur personal i Mba, që vallëzon në zonën e Kastriotit dhe shënon

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

74’ Luhet kryesisht në mesfushë dhe për rrjedhojë mungojnë rastet për shënim në portat respektive

64’ Kastrioti është më kërkues, por nuk arrin që të rrezikojë Partizanin, që menaxhon shumë mirë avantazhin e dyfishtë

49’ Rrezikon Kastrioti me Santiago Selmanin, që godet me kokë, por pa arritur të gjejë kuadratin

46’ Nis pjesa e dytë

Mbyllet me fitoren 3-1 të Partizanit pjesa e parë.

47’ GOOOOOOL Partizani shënon edhe golin e tretë me Selmanin

45’ Sali i mohon golin Rrapajt

44’ GOOOOOOOOL Mihana shënon golin e parë për Kastriotin. Sulmuesi gjendet i vetëm në zonë dhe dërgon topin në rrjetë. Rihapet sfida

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

40’ GOOOOOOL Matondo shënon një supergol dhe kalon në avantazh të dyfishtë Partizanin

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

39’ Rrapaj tenton portën, por Sali grushton në këndore

37’ Karakaçi tenton direkt portën nga një goditje standarde, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë

35’ GOOOOOOOOL Partizani kalon në avantazh. Cara zhbllokon sfidën. Sulmuesi përfiton nga një top i grushtuar i Salit dhe i vetëm me portën e boshatisur dërgon topin në rrjetë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

33’ Provon sërish Selmani, por edhe kësaj radhe nuk arrin që të gjejë kuadratin

30’ Selmani tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij është e pasaktë dhe larg portës së Salit

23’ Partizani i afrohet golit të avantazhit me Atanaskoskin, që godet portën nga distanca, por Sali devijon në këndore

20’ Partizani krijon volum loje, por nuk arrin që të shfaqet rrezikshëm në zonën e Salit

15’ Kastrioti jep shkëndijën e parë të sfidës. Mihana tenton portën nga distanca, por Rexhepi është i vëmendshëm dhe grushton në këndore. Rrezikon sërish në aksionin pasardhës Kastrioti me Selmanin, që godet me kokë, por sërish Rexhepi ai që devijon në këndore

4’ Partizani dominon lojën në këto minuta të para dhe ka mbyllur në gjysmëfushën e vet Kastriotin, por mungojnë rastet e pastra për shënim

1’ Starton ndeshja në kompleksin Partizani

Sfida Partizani-Kastrioti, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo, do të mbyllë javën e 26-të të kampionatit shqiptar. Kryeqytetasit kërkojnë fitoren që të ngjiten në krye të renditjes, ndërsa miqtë nga Kruja synojnë pikë jetike në luftën për mbijetesë.

Formacionet zyrtare: