Xhixha-Partizani 2-0! Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana triumfon në derbi

Partizani-Tirana 0-2 (Xhixha 45+1’, 68’ )

Vishet bardheblu kryeqyteti. Tirana fiton 2-0 derbin kundër Partizanit falë një dygolëshi të Xhixhës. Sulmuesi bardheblu ka qenë padiskutim protagonisti i sfidës, pasi ka humbur një penallti dhe më pas ka shënuar 2 gola njëri më i bukur se tjetri. Tirana ka luajtur për më shumë se 50 minuta me një lojtar më pak sepse Lulaj mori karton të kuq.

95’ Provon direkt nga goditja e dënimit Kallaku, por gjuajtja e tij është larg kuadratit

94’ Matondo pengon Hasanin dhe merr direkt karton të kuq si lojtar i fundit. barazohen lojtarët në fushë

90’ Akordohen 5 minuta shtesë

89’ Provon sërish Skuka, por Bekaj është në pozicion

87’ Mundësi e artë për Partizanin. Por Bekaj në superformë i mohon golit Skukës

85’ Edhe 5 minuta lojë nga përfundimi i kohës së rregullt. Partizani nuk po arrin që të çajë mbrojtjen bardheblu, që po luan shumë mirë

82’ Vetëm 10 minuta në fushë për Telushin, që del për shkak të një dëmtimi dhe i lë vendin Hodos. Mensah zë vendin e Buxhelaj

81’ Lë fushën e lojës Xhixha mes duartrokitjesh dhe në vend të tij futet Zhivanaj. Përgjoni zë vendin e Ismailgecit

80’ Telushi lëshon një predhë nga distanca, por gjuajtja e tij është mbi traversë

78’ Partizani mundohet të reagojë. “Demat” fitojnë një goditje këndi, por nuk arrijnë që të rrezikojnë portën bardheblu

74’ Ka tension në fushë dhe në tribuna. Tifozët godasin sërish portierin Bekaj

72’ Colella bën tre zëvendësime duke hedhur në fushë Carën, Telushin dhe Cvetanovskin

70’ Tirana ndëshkon Partizanin në momentin e tij më të mirë. Bardheblutë vuajtën për shumë minuta, por më pas një aksion personal i Xhixhës finalizohet me gol dhe tashmë Tirana kryson derbin 2-0

68’ GOOOOOOOOL Kundërsulm i Tiranës, që zbret rrezikshëm me Xhixhën, që ecën vetëm për më shumë se 50 metra dhe mposht sërish Rexhepin

65’ Dominim total i Partizanit. Provon edhe Rrapaj nga distanca dhe topi devijohet në këndore. Në aksionin pasardhës godet Buxhelaj, por Bekaj dërgon sërish topin në korne.

64’ Provon sërish Skuka, por goditja e tij shkon mbi portë

63’ Rrezikon sërish Partizani. Murataj kroson në zonë dhe topi kalon ngjitur me shtyllën

61’ Provon Skuka nga një pozicion i vështirë, por goditja e tij përfundon jashtë

59’ Minuta të mira për Partizanin, që është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit. “Demat” kërkojnë të shfrytëzojnë superioritetin numerik dhe kanë shtuar presionin në gjysmëfushën bardheblu

54’ Da Silva fiton një goditje dënimi në të majtë të sulmit të Partizanit. Hoti kroson në zonë Murataj nuk e kalon dot portierin Bekaj në dy raste. Momenti më i pastër i Partizanit, por loja ndalet për pozicion jashtë loje

52’ Rifillon derbi

51’ Portieri Bekaj është goditur me sende të forta nga tifozët pas porte. Ndalet loja

48’ Kundërpërgjigjet Partizani. Fillimisht Da Silva dhe më pas Hoti nuk arrijnë që të kalojnë portierin Bekaj

48’ Sota merr karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar. Provon direkt nga goditja e dënimit Limaj, por Rexhepi grushton

46’ Nis pjesa e dytë

Mbyllet 1-0 për Tiranën pjesa e parë e derbit të kryeqytetit. Xhixha ka qenë engjëll dhe djall në këto 45 minuta, pasi ka gabuar nga pika e bardhë, por më pas ka korrigjuar gjithçka, duke shënuar golin e avantazhit. Bardheblutë luajnë me një lojtar më pak, pasi Lulaj ka dalë me karton të kuq

45+4’ Bitri godet me kokë në zonë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

45+1 GOOOOOOL Kundërsulm i Tiranës. Xhixha përfiton nga një dalje e gabuar e Rexhepit dhe dërgon topin në rrjetë

45’ Akordohen 6 minuta shtesë

44’ Skuka kërkon një supergol, sulmuesi koordinohet shumë mirë, por gjuajtja përfundon mbi traversë

42’ Largohet Patrick dhe në fushën e lojës futet Limaj. Shehi mundohet që të organizojë skuadrën pas largimit të Lulaj

40’ Goditje dënimi për Partizanin në kufijtë e zonës. Provon Hoti direkt në portë, por Bekaj grushton dhe ruan portën të paprekur

38’ Karton i kuq për Tiranën. Bruno Lulaj largohet parakohe nga derbi, për faullin e shkaktuar ndaj Skukës jashtë zonës.

37’ VAR po verifikon rastin, Tirana rrezikon karton të kuq

35’ Tani është Partizani, që pretendon një penallti. Skuka pengohet në hyrje të zonës, por për Xhajën loja duhet të vazhdojë

34’ Xhixha shkëputet bukur në të majtë të sulmit, futet në zonë, por ndalohet nga Hadroj, që largon pastër topin

29’ Partizani ka marrë zemër në këto momente dhe mundohet që të shfrytëzojë epërsinë psikologjike

25’ Nga pika e bardhë godet Xhixha, por Rexhepi pret penalltinë e sulmuesit bardheblu

24’ Pas verifikimit në VAR, Juxin Xhaja vendos se ndërhyrja është e pasaktë dhe ka penallti për bardheblutë

20’ VAR po verifikon rastin

19’ Xhixha shkëputet në zonë, pason për Patrick që rrëzohet. Tirana pretendon penallti, por për Xhajën loja duhet të vazhdojë.

17’ Provon edhe Partizani me Skukën nga distanca, por gjuajtja e tij është e pasaktë

16’ 13.500 bileta janë shitur për derbin e sotëm në “Air Albania”

13’ Hasani fiton një goditje dënimi, në të djathtë të sulmit të Tiranës. Kroson në zonë Hasani, por largojnë rrezikun mbrojtësit e Partizanit

10’ Loja është e bukur dhe me ritëm. Të dyja skuadrat luftojnë në çdo cep fushës, por akoma nuk kemi ndonjë rast të pastër në portat respektive

6’ Patrick shkëputet mirë në zonë, por mbrojtësit e Partizanit devijojnë në këndore. Minuta më të mira për bardheblutë në këtë start të derbit

4’ Tirana fiton goditjen e parë nga këndi, por nuk arrin që të krijojë rrezik në prapavijën e kuqe

2’ Tirana jep sinjalin e parë në derbi. Kallaku provon një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat

1’ Nis sfida në “Air Albania”

Ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar zhvillohet në “Air Albania”. Partizani dhe Tirana, dy rivalët historikë, përballen në derbin e parë sezonal në kampionat. “Demat” kryesojnë renditjen me 12 pikë, ndërsa bardheblutë qëndrojnë në kuotën e 8 pikëve. Të dyja skuadrat janë në formë të mirë sportive, prandaj është i garantuar spektakli në mbrëmjen e sotme.

Formacionet Zyrtare