Partizani-Vllaznia 1-2 (Maguete 62’ / Jonuzi 76’, Çoba 90’)
Vllaznia përmbys Partizanin dhe ngjitet në vendin e tretë në renditje në kuotën e 25 pikëve. Një gol i Çobës në minutën e fundit të takimit i jep tre pikë të arta shkodranëve që tashmë futen seriozisht në garën për titullin kampion. Zhgënjen në shtëpi Partizani, që pavarësisht humbjes ruan vendin e parë në renditje (me 29 pikë) me 1 pikë më shumë se rivalët e Tiranës. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me Maguete në pjesën e dytë, por kuqeblutë barazojnë shifrat me Jonuzin dhe më pas përmbysin gjithçka me Çobën.
90’ Akordohen 6 minuta shtesë
View this post on Instagram
90’ GOOOOOOOL Çoba kalon në avantazh Vllazninë, duke shënuar një gol shumë të bukur. Shkodranët përmbysin gjithçka
85’ Janë hapur skuadrat, që kërkojnë të shënojnë golin e avantazhit. Ka ritëm loja në këto minuta të fundit të takimit
I pranishëm në stadium për të ndjekur sfidën Partizani-Vllaznia është edhe trajneri i kombëtares Sylvinho bashkë me stafin e tij.
80’ Partizani mundohet të reagojë pas golit të pësuar, por Mensah nuk arrin që të devijojë në portë një top në zonë
76’ GOOOOOOL Vllaznia. Jonuzi vendos baraspeshën në Kompleksin Partizani. Një goditje potente në limitet e zonës nuk arrin dot të ndalet nga Rexhepi i cili detyrohet të nxjerrë topin nga rrjeta.
View this post on Instagram
73’ Mala lëviz mirë në zonë dhe godet nga e djathta, por topi shkon jashtë kuadratit
70’ Maguete po kthehet në protagonist për Partizanin. Lojtari del i vetëm përballë Zogoviç por godet jashtë
66’ Josa hedh në fushë Çobën në vend të Hoxhajt
63’ Rast i artë për Partizanin për të dyfishuar shifrat. Është sërish Maguete, që rrëzohet në zonë, por gjyqtari e ndëshkon për simulim
View this post on Instagram
62’ GOOOOOOOL Partizani kalon në avantazh. I sapofuturi në lojë Maguete godet me kokë dhe dërgon topin në rrjetë
57’ Colella bën ndryshimin e parë, largohet Hoti dhe në vend të tij futet Maguete
54’ Kundërpërgjigjet menjëherë Partizani me Carën, që tenton portën nga distanca por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë
53’ Kundërsulm i rrezikshëm i Vllaznisë, por Rexhepi zotëron topin para Malës, duke evituar rrezikun në portën e tij
51’ Hoti tenton portën nga një goditje standarde, por gjuajtja e tij përfundon jashtë
49’ Rrapaj tenton portën nga distanca, por Zogoviç pret pa problem
46’ Nis pjesa e dytë e supersfidës
Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e sfidës Partizani-Vllaznia. Shkodranët dominojnë 45 minutat e para, por nuk arrijnë që të finalizojnë rastet e krijuara. Një paraqitje që lë për të dëshiruar ajo e Partizanit në këtë pjesë të parë.
40’ Provon Rrapaj nga distanca, por Zogoviç është në pozicion dhe pret pa problem
38’ Minuta të qeta në kompleksin Partizani, por sërish janë miqtë më kërkues. Kryeqytetasit kanë arritur të fitojnë disa metra në fushë, por nuk po arrijnë që të rrezikojnë seriozisht.
28’ Tjetër shans i artë për Vllazninë. Këtë herë është Ardit Hoxhaj që del i vetëm përballë Rexhepit, por goditja shkon jashtë kuadratit
26’ Super rast për Vllazninë. Një goditje me kokë nga Kaina, por që pritet nga Rexhepi i cili nxjerr nga repertori një superpritje
19’ Shkodranët luajnë më mirë në këto minuta dhe sulmojnë me forca të shumta në gjysmëfushën e Partizanit. Miqtë tentojnë portën nga distanca, por Rexhepi është në gatishmëri
12’ Vllaznia ka nisur shumë mirë sfidën dhe shfaqet rrezikshëm në zonën e Partizanit, që nuk po arrin të dalë në lojën e vet
6’ Penallti për Vllazninë. Bajramaj akordon 11-metërsh, por rasti verifikohet në VAR dhe aksioni nuk vlen për shkak të një pozicioni jashtë loje
5’ Partizani kundërpërgjigjet menjëherë me Hotin, që tenton portën nga distanca por Zogoviç ruan portën të paprekur
4’ Vllaznia jep shkëndijën e parë të sfidës, duke tentuar portën me një goditje me kokë
1’ Starton ndeshja në kompleksin Partizani
Nis me pak minuta vonesë takimi, sepse po rregullohet rrjeta e portës së mbrojtur nga Zogoviç
Kryendeshja e kësaj jave të Superiores luhet në kryeqytet, aty ku Partizani sfidën Vllazninë. Të besuarit e Colellas kërkojnë një tjetër fitore në shtëpinë e vet, që të ruajnë diferencën me rivalët e Tiranës, që fituan ndeshjen respektive në Laç. Vllaznia kërkon një rezultat pozitiv në transfertën e sotme në kryeqytet që të mos humbasë kontaktin me zonën europiane.
Formacionet zyrtare: