Teuta merr një fitore të çmuar dhe i largohet fundit, komplikohen pozitat e Kastriotit

Teuta-Kastrioti 2-0 (L.Vila 45’, Oshafi 65’ )

Teuta nis në mënyrën më të mirë vitin 2023 dhe merr një trepikësh të artë përballë Kastriotit. Durrsakët mposhtin 2-0 në “Niko Dovana” krutanët dhe falë këtij suksesi i largohen vendit të fundit në tabelën e klasifikimit. Lorenco Vila zhbllokon sfidën në fund të pjesës së parë, ndërsa Oshafi vulos fitoren me golin e shënuar në pjesën e dytë. Frymëmarrje për skuadrën e Martinit, që pas këtij suksesi rrit ndjeshëm shanset për mbijetesë. Komplikohen pozitat e Kastriotit, që pas kësaj humbjeje është vetëm një pikë larg zonës së ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore.

92’ Ajazi humbet një mundësi të mirë për të rihapur ndeshjen

90’ Akordohen 5 minuta shtesë

80’ Krutanët përpiqen të reagojnë, duke synuar golin që mund të rihapë ndeshjen, por nuk arrijnë që të rrezikojnë seriozisht portën e Qirkos

74’ Mundësi mjaft e mirë për miqtë me Santiago Selmanin i cili godet me kokë, por topi përfundon fare pranë traversës.

70’ Kastrioti provon të shfrytëzojë një mundësi me Zogaj, por goditja e këtij të fundit u bllokua nga mbrojtja durrsake.

67’ Rasti konfirmohet në VAR dhe goli i Teutës është i vlefshëm

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

65’ GOOOOOOOOOL Teuta dyfishon shifrat me Oshafin. Por goli nuk vlen, pasi anulohet për pozicion jashtë loje

58’ Kastrioti ka spostuar lojën në gjysmëfushën e Teutës dhe është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Teuta mbrohet mirë dhe nuk lejon hapësira në prapavijë

50’ Kastrioti ka nisur në sulm pjesën e dytë, Zogaj tenton portën, por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtja durrsake

46’ Nis pjesa e dytë në Durrës

Teuta fiton 1-0 pjesën e parë ndaj Kastriotit falë një goli të shënuar nga Lorenco Vila në limitet e këtij fraksioni loje. Krutanët luajnë më mirë, por durrsakët zgjohen në fund dhe kalojnë zhbllokojnë sfidën me Vilën. Vendasit mund të dyfishonin shifrat në shtesë, por gjuajtja e Beqjas ndalet në traversë.

48’ E pafat Teuta. Beqja tenton portën, por gjuajtja e tij ndalet në traversë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

45’ GOOOOOOL Teuta kalon në avantazh. Karabeci kroson në zonë, rrëmujë në zonë dhe Lorenco Vila përfiton dhe dërgon topin në rrjetë. Teuta kalon në avantazh

44’ Sërish Mehmeti që tenton portën nga distanca, por këtë radhë goditja është e lehtë dhe Qirko pret pa vështirësi

40’ Ka rënë disi ritmi i lojës, por janë miqtë ata që shfaqen më kërkues në këto 40 minuta të pjesës së parë

34’ Rrezikon Kastrioti me Mehmetin që tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

32’ Minuta të mira për Kastriotin që duket më kërkues në këto momente. Teuta nuk po arrin që të dalë në lojën e saj

29’ Mehmeti tenton portën nga një goditje standarde, por Qirko është në pozicion dhe pret pa vështirësi

22’ Kodra (Kastrioti) tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij është jashtë kuadratit

19’ Prenkocevic i Kastriotit mbetet i dëmtuar nga një krosim i Markut dhe lë fushën e lojës përkohësisht.

16’ Teuta provon një goditje standatre me anë të Çejkut, por tentativa e këtij të fundit përfundoi jashtë kuadratit.

14’ Mundësi e mirë për Kastriotin. Greca me shpejtësi në krahun e majtë shërbeu një top në zonë, por asnjë nga bashkëlojtarët nuk arritën ta shfrytëzojnë

11’ Një krosim i ulët nga Karabeci në një goditje dënimi nuk u shfrytëzua mirë nga sulmuesit e Teutës.

9’ Kastrioti provon të ndezë sfidën me një top të gjatë për Grecën, por mbrojtja durrsake tregohet shumë e saktë duke larguar topin.

5’ Minuta të qeta në Durrës. Teuta mundohet të qarkullojë topin, por nuk po arrin të gjejë hapësira në zonën krutane

1’ Starton ndeshja në “Niko Dovana”

Teuta kërkon pikë jetike në luftën për mbijetesë në sfidën e sotme kundër Kastriotit. Durrsakët synojnë të nisin në mënyrën më të mirë këtë vit, duke synuar tre pikë të arta, që do të largonin skuadrën nga vendi i fundit në renditje. Edhe miqtë nga Kruja nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira dhe në transfertën e sotme në Durrës kërkojnë një rezultat pozitiv që të mos komplikojnë pozitat në renditje.

Formacionet zyrtare: