Tirana-Egnatia 1-0 (Patrick 51’)
Një gol i Patrick në fillimin e pjesës së dytë i ka dhënë fitoren Tiranës përballë Egnatias. Bardheblutë marrin tre pikë të arta që i ngjisin të vetëm në krye të renditjes së Superiores në kuotën e 21 pikëve. Egnatia ka bërë një paraqitje dinjitoze, por nuk ka arritur që të evitojë humbjen në kryeqytet.
90’ Akordohen 4 minuta shtesë
89’ Rrezikon Egnatia me një goditje nga distanca, por Bekaj zotëron topin me qetësi
84’ Egnatia është hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe ka shtuar dukshëm presionin në mbrojtjen e Tiranës, që mundohet të mbyllë këtë sfidë në kundërsulm
73’ GOOOOOL Barazon Egnatia me Delarge. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pas konfirmimit në VAR goli nuk vlen
70’ Rrezikon Egnatia me Mihanën, që tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij është jashtë kuadratit
63’ Rrezikon Tirana me Hasanin, por Sherri ndërhyn në momentin e duhur dhe i mohon golin sulmuesit bardheblu
57’ Egnatia mundohet që të reagojë pas golit të pësuar, por Tirana administron shumë mirë avantazhin
51’ GOOOOOOOL Tirana zhbllokon sfidën me Patrick, që dërgon në rrjetë topin, që po endej në zonë
46’ Nis pjesa e dytë në “Selman Stërmasi”
Mbyllet në barazim të bardhë 0-0 pjesa e parë e sfidës Tirana-Egnatia. Bardheblutë kanë qenë më kërkues, por edhe miqtë janë shfaqur rrezikshëm në disa raste.
40’ Tirana mundohet që të zhbllokojë këtë sfidë. Limaj kroson në zonë një goditje këndi, por mbrojtja e Egnatias nuk toleron
35’ Egnatia ka rritur lojën dhe ka disa minuta që qëndron në sulm, duke ushtruar presion në mbrojtjen e Tiranës
30’ Rrezikon Egnatia me Camaj, që godet me kokë por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule
27’ Bekaj duket se nuk ka probleme dhe do të qëndrojë në fushë
25’ Dëmtohet portieri Bekaj dhe Ilion Lika bëhet gati për të zënë vendin e tij në fushë
22’ Mungojnë rastet e pastra në “Selman Stërmasi”. Tirana mundohet që të çajë mbrojtjen e Egnatias, por nuk po ia arrin dot qëllimit, pasi miqtë janë vendosur mirë në prapavijë
15’ Tirana ka rritur dominimin dhe mundohet që të qarkullojë topin, duke iu afruar zonës kundërshtare. Egnatia mbrohet mirë dhe mundohet të dalë në kundërsulm
6’ Minuta të qeta në “Selman Stërmasi”, por Egnatia po tregon se nuk ka ardhur për tu mbrojtur dhe shfaqet rrezikshëm në manovrën sulmuese
1’ Nis takimi në “Selman Stërmasi”
Pas fitores bindëse përballë Kukësit, Tirana kërkon një tjetër sukses në shtëpi, që tu afrohet akoma më shumë objektivave të saj. Miqtë nga Rrogozhina kanë marrë dy fitore në 2 takimet e fundit në kampionat (nën drejtim e Duros) dhe sot në kryeqytet kërkojnë një tjetër surprizë përballë kampionëve në fuqi të vendit.
Formacionet zyrtare: