Tirana-Laçi 3-3 (Xhixha 23’, 36’, 73’ / 21’, 88’ Mazrekaj, 63’ Borisiuk (pen) )
Një ndeshje shumë e bukur, plot emocione dhe gola është zhvilluar në “Selman Stërmasi” mes Tiranës dhe Laçit. Xhixha dhe Mazrekaj dhurojnë spektakël, i pari shënon tre gola, i dyti 2, por asnjëri nuk udhëheq skuadrën e tij drejt fitores. Mbyllet në barazim 3-3 një ndeshje e bukur dhe e luftuar mes dy skuadrave që kanë dhënë gjithçka për të marrë tre pikët, por në fund duhet të kënaqen me nga një pikë.
90’ Tirana mundohet të reagojë, por Xhixha nuk godet në kuadrat. 5 minuta shtesë
88’ GOOOOOOOL Mazrekaj shënon për Laçin dhe kemi sërish baraspeshë në këtë sfidë. Mazrekaj kroson një top në zonë, që nuk preket nga askush dhe përfundon në rrjetë
87’ Laçi fiton një goditje standarde në limitet e zonës së Tiranës. Mazrekaj kroson në zonë, por askush nuk arrin të përfitojë në rrëmujën e krijuar në zonë
83’ Mundësi e mirë për Tiranën. Kallaku kroson në zonë, godet një lojtar bardheblu, por Dajsinani grushton në këndore
78’ Shehi bën disa zëvendësime, duke hedhur në fushë forca të reja, që të ruajë avantazhin e krijuar
73’ GOOOOOOL Është sërish Xhixha, ai që gjen golin dhe kalon sërish në avantazh Tiranën. Sulmuesi nuk gabon i vetëm në zonë dhe shënon golin e tretë personal në këtë sfidë
72’ Tirana mundohet që të reagojë pas golit të pësuar. Bardheblutë janë hedhur në sulm në kërkim të golit të avantazhit. Hasani tenton nga distanca, por Dajsinani bën mrekullinë dhe ruan portën e tij të paprekur
68’ Laçi fiton një goditje dënimi pranë zonës së Tiranës. Mazrekaj kroson në zonë, por askush nga kurbinasit nuk arrin që të zotërojë topin
63’ GOOOOOL Laçi fiton një penallti. Nga pika e bardhë godet Borisiuk që dërgon topin në rrjetë. Barazohen sërish shifrat në këtë ndeshje
54’ GOOOOOL Kundërsulm i Tiranës, Hasani dërgon topin në rrjetë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje
49’ Laçi ka nisur në sulm pjesën e dytë. Miqtë mundohen që të gjejnë golin e barazimit dhe kanë zhvendosur lojën në gjysmëfushën e Tiranës
46’ Nis pjesa e dytë në “Selman Stërmasi”
Tirana përmbys Laçin dhe mbyll pjesën e parë në avantazh 2-1. Miqtë shënojnë të parët me Mazrekaj, por i zakonshmi Xhixha shënon një dygolësh dhe i jep suksesin skuadrës së Shehit në 45 minutat e para.
43’ Laçi fiton një goditje dënimi pranë zonës së Tiranës. Kroson Borisiuk, por topi devijohet në këndore. Miqtë fitojnë një tjetër goditje këndi. Mazrekaj kroson në zonë, por askush nuk arrin të përfitojë
41’ Cucin merr karton të verdhë, pasi bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Xhixhës
36’ GOOOOOOOL Sërish Xhixha, ai që gjen rrugën e rrjetës dhe kalon Tiranën në avantazh. Sulmuesi bardheblu shënon një supergol, që është goli i 9-të në kampionat këtë sezon
28’ Tirana fiton një goditje dënimi në kufijtë e zonës së Laçit. Provon Kallaku direkt në portë, por Dajsinani është në pozicion
25’ Është ndezur loja në “Selman Stërmasi”. Fillimisht rrezikon Laçi me Adeleken dhe menjëherë përgjigjet Tirana me Xhixhën. Loja është e bukur dhe plot ritëm
23’ GOOOOOOL Reagon menjëherë Tirana, që gjen golin e barazimit me të zakonshmin Xhixha
21’ GOOOOOOL Laçi kalon në avantazh. Mazrekaj këmbëngul në zonë dhe mposht portierin Bekaj
18’ Ujka merr karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar ndaj Kallakut
14’ Hasani pengohet në zonë, por loja ndalet për një pozicion jashtë loje. Nuk ka penallti
13’ Laçi fiton një goditje nga këndi. Mazrekaj kroson në zonë, provon Ujka nga distanca por gjuajtja e tij është e pasaktë
9’ Mundësi e mirë për Tiranën, Ismajlgeci paso për Hasanin, që del i vetëm përballë Dajsinanit, por nuk arrin që të kalojë portierin e Laçit. Gjithsesi loja ndalet më pas për pozicion jashtë loje
8’ Tirana fiton një goditje nga këndi. Kroson Kallaku në zonë, por Dajsinani largon rrezikun nga porta e tij
7’ Dy skuadrat studiojnë njëra-tjetrën dhe akoma nuk kanë dhënë shkëndijat e para në portat respektive
1’ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”
Pas suksesit në derbi, Tirana kërkon një tjetër trepikësh në kampionat, që të ngjitet përkohësisht në krye të renditjes së Superiores. Miqtë nga Laçi po kalojnë një moment të vështirë, pasi kanë pësuar 5 humbje në 5 takimet e fundit që ka zhvilluar në kampionat.
Formacionet zyrtare
Tirana: Bekaj, Behiratche, Deliu, Ismajlgeci, Hussein, Aleksi, Kallaku, Limaj, Hasani, Xhixha, Patrick. Trajner: Orges Shehi
Laçi: Dajsinani, Cucin, Roganovic, Alla, Turkaj, Mazrekaj, Borysiuk, Ziko, Velkoski, Ujka, Adeleke. Trajner: Dejan Vukiçeviç