Vllaznia-Bylis 0-0
Mbyllet në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Bylisit. shkodranët krijojnë më shumë lojë, por rastet më të pastra i kanë miqtë. Nuk ka gola dhe fitues në Shkodër. Tekniku Miloti nuk arrin që të rikthejë kuqeblutë te fitorja, ndërsa miqtë nga Ballshi marrin një pikë të çmuar në transfertë.
92’ Teqja i mohon golin Heric, mundësi e artë për Vllazninë për të zhbllokuar këtë sfidë
90’ Akordohen 5 minuta shtesë
89’ Latifi tenton portën nga distanca, por goditja e tij është e pasaktë
85’ Ka rënë disi ritmi i ndeshjes, të dyja skuadrat nuk kalojnë në aventurë dhe mundohen që të mos dalin të humbura nga kjo sfidë
77’ Vllaznia pretendon penallti, por për gjyqtarin loja duhet të vazhdojë
74’ Sërish Bylisi që flirton me golin. Qardaku godet portën nga distanca, por Zogoviç grushton dhe arrin të ruajë portën të paprekur
73’ Kundërsulm i Bylisit. Santos i afrohet golit të avantazhit, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit
68’ Është rritur ndjeshëm ritmi i lojës, të dyja skuadrat luajnë hapur dhe ka situata të rrezikshme sa nga njëra portë në tjetrën
66’ Mundësi e artë për miqtë. Qardaku finalizon një aksion të bukur të Bylisit, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule
62’ Dominim total i Vllaznisë, që nuk po arrin të çajë dot mbrojtjen e Bylisit dhe të zhbllokojë këtë sfidë
58’ Vllaznia i afrohet golit me Balajn, që godet nga distanca, por grushton Teqja
55’ Aksion i bukur i Vllaznisë, që finalizohet nga Hakaj, por pret portieri Teqja
54’ Sërish i rrezikshëm Bylisi, që shfaqet rrezikshëm në zonë, por Zogoviç arrin të ruajë të paprekur portën e tij
52’ Rrezikon Bylisi me Adilin, por gjuajtja e tij përfundon jashtë
49’ Vllaznia ka nisur në sulm pjesën e dytë dhe mundohet që të rrezikojë portën mike me Latifin
46’ Miloti hedh në fushë Latifin dhe Kainën, që zënë vendet e Çobës dhe Boshnjakut
46’ Nis pjesa e dytë në Shkodër
Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë në Shkodër mes Vllaznisë dhe Bylisit. shkodranët kanë qenë më kërkues në këto 45 minuta të para, por nuk kanë arritur të rrezikojnë seriozisht portën e Teqjas. Miqtë mbrohen mirë dhe zbresin rrezikshëm në kudnërsulm sa herë iu jepet mundësia.
45’ Akordohen 2 minuta shtesë
45’ Aksion i gjatë i Bylisit, që finalizohet nga Ruçi, por pret pa problem Zogoviç
39’ Sërish Jonuzi, që godet nga distanca, por e djathta e tij përfundon mbi traversë
37’ Jonuzi mundohet të kapë në befasi Teqjan, duke tentuar portën nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon jashtë
30’ Minuta të mira për miqtë, që provojnë të gjejnë rrugën e rrjetës me Adilin, por gjuajtja e tij pritet nga Zogoviç
28’ Reagon edhe Bylisi, që rrezikon me Ruçin, që godet me kokë por Zogoviç devijon në këndorë. Në aksion pasardhës është Kaçori ai që tenton portën, por gjuajtja e tij përfundon mbi kuadrat
26’ Këmbëngul Vllaznia, me Boshnjakun që tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij është e pasaktë
25’ Sërish Jonuzi që hedh në zonë një gjuajtje-kros, por është Zguro ai që devijon në këndore, duke larguar rrezikun nga porta mallakastriote
21’ Jonuzi tenton portën nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon mbi kuadrat
20’ Minuta të qeta në Shkodër. Vendasit janë më kërkues, por miqtë mbrohen mjaft mirë dhe për rrjedhojë mungojnë rastet e pastra për shënim
10’ Shkodranët qarkullojnë topin dhe mundohen të spostojnë lojën në gjysmëfushën e Bylisit, por nuk kanë arritur të shfaqen rrezikshëm në portën e Teqjas në këto minuta
4’ Vllaznia jep shkëndijën e parë të sfidës me Balajn, por gjuajtja e tij përfundon jashtë, ndërsa më pas aksion është ndalur për pozicion jashtë loje
1’ Starton ndeshja në “Loro Boriçi”
Një ndeshje shumë interesante do të zhvillohet në “Loro Boriçi”, aty ku do të përballen Vllaznia dhe Bylisi. Shkodranët kërkojnë të lënë pas krahëve momentin e vështirë që po kalojnë, duke synuar rikthimin tek fitorja. Tekniku Auron Miloti do të debutojë në krye të pankinës kuqeblu sfidën e sotme. Miqtë nga Bylisi synojnë pikë të çmuara në transfertën e sotme në Shkodër që të mbajnë gjallë shpresat për mbijetesë.
Formacionet zyrtare: