Fund dramatik në Shkodër, Amir ndëshkon Vllazninë në ekstrem

Vllaznia-Erzeni 2-2 (Aralica 54’, Mala 64’ / Nonato 75’, Amir 98′ Pen)

Fund dramatik në “Loro Boriçi”. Erzeni fiton një penallti në minutat e fundit të kohës shtesë dhe Amir realizon golin e dytë për shijakasit. Mbyllet 2-2 në Shkodër. Vllaznia ka hedhur poshtë avantazhin e dy golave dhe detyrohet të marrë një pikë në këtë takim. Miqtë besuan deri në fund dhe arritën të përmbysin disavantazhin e dyfishtë, duke treguar se qëndrojnë me meritë në majat e renditjes.

98’ Penallti për Erzenin. Pas verifikimit në VAR, gjyqtarja Rusta akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë godet Amir, që shënon golin e dytë për shijakasit. 2-2 në Shkodër

95’ Erzeni humbet tre mundësi të mira për të shënuar golin e barazimit

90’ Akordohen 6 minuta shtesë

89’ Mundësi e artë e Vllaznisë për të vulosur ndeshjen, por Heric i vetëm në zonë godet jashtë

87’ Erzeni kërkon golin e barazimit, por Vllaznia mbrohet mirë dhe mundohet që të shënojë golin e sigurisë

80’ Rrezikon Vllaznia me Jonuzin, por gjuajtja e tij pritet nga Xhika

75’ GOOOOOOOOOL Shënon Erzeni. Shijakasit ngushtojnë shifrat me Nonaton. Rihapet takimi në Shkodër

74’ Provon sërish Mala nga distanca, por gjuajtja e tij përfundon mbi kuadrat

70’ Erzeni mundohet të reagojë me Kadriun, por Zogoviç grushton në këndore

64’ GOOOOOOOOOOOL Shënon Mala. Vllaznia kalon në avantazh të dyfishtë

55’ Goli konfirmohet në VAR dhe vlerësohet si i rregullt

54’ GOOOOOOOOL Aralica zhbllokon sfidën në Shkodër dhe kalon në avantazh Vllazninë

49’ Vllaznia jep shkëndijën e parë në pjesën e dytë. Aralica godet me kokë, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

46’ Nis pjesa e dytë në Shkodër

Vllaznia dominon por nuk arrin të zhbllokojë sfidën ndaj Erzenit, që ka pasur rastet e veta në kundërsulm. Mbyllet 0-0 pjesa e parë në “Loro Boriçi”.

45’ Rrezikon Erzeni me Kadriun që godet nga distanca, por Zogoviç grushton në këndore

43’ Provon Marku nga distanca, por gjuajtja e tij pritet pa vështirësi nga Xhika

36’ Sërish Alivoda që godet me kokë, por topi përfundon jashtë

32’ Dominon Vllaznia në fushë, por shkodranët nuk po arrijnë që të çajnë mbrojtjen e Erzenit

22’ Minuta të mira për shkodranët që kanë spostuar lojën në mesfushën e Erzenit. Miqtë mbrohen me forca të shumta dhe nuk lënë hapësira në prapavijë

16’ Shans i artë për Vllazninë. Alivoda i vetëm në zonë godet portën, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë

12’ Reagon Vllaznia me Hoxhajn, por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit shijakas

9’ Mundësi e artë për Erzenin. Asani godet nga distanca, por Zogoviç grushton dhe ruan portën në paprekur

5’ Vllaznia është më kërkuese në këto minuta të para dhe mundohet që të zotërojë topin, ndërsa Erzeni është rreshtuar shumë mirë në fushë dhe nuk lejon hapësira

1’ Nis sfida në “Loro Boriçi”

Vllaznia kërkon të nisë në mënyrën më të mirë fazën e dytë, duke synuar maksimumin e pikëve në shtëpi përballë Erzenit. Miqtë kanë bërë një fazë të parë të shkëlqyer dhe në transfertën e sotme në Shkodër kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Boshnjaku, Mala, A.Hoxhaj,  Marku. Trajner: Mirel Josa

Erzeni: Xhika, Krasniqi, Sadiki, Enk, Osmanllari, Kriviçiç, Mehmeti, Asani, Kahrimanoviç, Nonanto, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani