Pas një pushimi 2 javor, rikthehet në fushën e blertë dhe në ekranin e Oversport magjia e Serie A. Java e tretë e kampionatit italian të futbollit rezervon dy përballje mjaft interesante dhe me një rivalitet historik.
Të shtunën në orën 18.00 në stadiumin “Maradona” luhet sfida Napoli-Juventusi, ndërsa të dielën në po të njëjtën orë në “San Siro” do të luhet Milan-Lazio.
Të gjitha ndeshjet e kësaj jave të Serie A do të transmetohen Live në kanalet Oversport, por përballja mes kuqezinjve dhe kryeqytetasve do të marrë një vëmendje të veçantë.
Skuadra e Oversport do të jetë prezente në “San Siro” për t’iu dhuruar tifozëve emocionet e kësaj supersfide. Intervista eskluzive, komentin më të mirë dhe pamje eskluzive do të shihni në Oversport 1.
Alban Xhihani do të komentojë nga tribunat e stadiumit së bashku me ish-lojtarin e kombëtares Florian Myrtaj.
Ndërsa bukuroshja Cindy Marina do të intervistojë eskluzivisht lojtarin e ndeshjes dhe plot aktorë të tjerë të kësaj përballjeje.
Surprizat do të jenë të mëdha, prandaj sytë tek Oversport 1 të dielën në orën 17.30.