KON: Ndaloni eventet sportive në Rusi dhe Bjellorusi, nuk ka himne për atletët

Komiteti ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) u kërkon të gjitha federatave sportive që të transferojnë ose anulojnë eventet sportive që kanë planifikuar në Rusi dhe Bjellorusi.

Duhet të merret në konsideratë prishja e frymës olimpike nga ana e qeverisë ruse dhe bjelloruse dhe ti jepet prioritet absolut sigurisë dhe mbrojtjes së atletëve. Vetë KON nuk ka në program evente në Rusi apo Bjellorusi.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kërkon që asnjë flamur kombëtar rus apo bjellorus të ekspozohet dhe të mos luhet himni rus apo bjellorus në evente sportive ndërkombëtare.

Komiteti ekzekutiv  shpreh shqetësimin e thellë për anëtarët e komunitetit olimpik në Ukrainë dhe solidarizohet me ta. Një task forcë e veçantë është në kontakt me komunitetin olimpik në vend për ti dhënë ndihmë humanitare. / Oversport.tv