Konfirmohet dëmtimi i de Vrij, do të mungojë kundër Torinos

Dëmtim i muskujve në shputën e këmbës së majtë. Ky është rezultati i testeve klinike dhe instrumentale të Stefan de Vrij. Mbrojtësi holandez i Interit u dëmtua në sfidën ndaj Liverpool ku më pas u detyrua të zëvendësohej nga D’Ambrosio.

Ndërkohë, sot de Vrij ka zhvilluar edhe vizitat mjekësore të nevojshme për të zbuluar më shumë për dëmtimin. Gjendjen e lojtarit e bëri të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare.

Në të thuhej gjithashtu se kushtet e tij do të vlerësohen në ditët në vijim. Megjithatë, sipas mediave italiane, pas këtij dëmtimi, mungesa e tij ndaj Torinos është e sigurt. Interi do të ndeshet kundër ekipit të Juric të dielën në mbrëmje. /oversport.tv