Konfirmohet dëmtimi i Paulo Dybala, në luftë me kohën për Kupën e Botës

Kanë dalë edhe rezultatet e rezonancës që Paulo Dybala zhvilloi pas dëmtimit në sfidën e fundit ndaj Lecces. Është konfirmuar dëmtimi që ylli argjentinas ka pësuar në kofshën e tij të majtë.

“La Joya” me këtë dëmtim pritet të mungojë të paktën për rreth 4 deri në 6 javë. Në rast se gjithçka shkon si duhet gjatë periudhës së rikuperimit, atëherë Dybala do të ketë mundësi të kthehet vetëm gjatë Kupës së Botës që do të startojë më 20 nëntor.

Sakaq, Roma mund ta ketë në dispozicion Dybalan vetën në fillimin e vitit 2023 duke marrë parasysh që kampionatet do të ndalen për Kupën e Botës. Argjentinasi i shtohet listës së të dëmtuarve tek Argjentina duke parë se së fundmi është lënduar edhe Angel Di Maria. /oversport.tv