Konfirmohet dëmtimi i Skriniar, pushim 3-6 javë për mbrojtësin zikaltër

Interi konfirmon diagnozën e mjekëve të kombëtares sllovake për Milan Skriniar. Për shkak të një dëmtimi në kofshë, mbrojtësi zikaltër do të qëndrojë pushim për një periudhë nga 3 deri në 6 javë.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, lojtari ka kryer disa vizita në Itali, që kanë konfirmuar shkallën e dëmtimit.

Pas 20 ditësh Skriniar do të bëjë sërish një kontroll mjekësor dhe aty do të përcaktohet qartë edhe koha e nevojshme për rikuperimin e plotë. / Oversport.tv