Tashmë është zyrtare: Bekim Balaj rikthehet në Shkodër pas 13 vitesh. Ka qenë vetë klubi shkodran që ka zyrtarizuar këtë goditje të bujshme në merkato në faqen e vet zyrtare.
Sulmuesi i kombëtares kuqezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën kuqeblu.
“Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ!”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë. / Oversport.tv