Konfirmohet lajmi i Oversport, Filip Gligorov është i Kukësit

Është konfirmuar lajmi i Oversport. Filip Gligorov është larguar nga Partizani dhe do të bashkohet me ekipin e Kukësit.

Më parë mediat maqedonase publikuan një foton e prezantimit të Gligorov me Kukësin. Ndërkohë tashmë e ka publikuar në faqen zyrtare edhe Kukësi.

28-vjeçari do të jetë lojtari më i ri i Diego Longos i cili tashmë gjen edhe mbrojtësin tjetër të krahut që po kërkonte. Më parë Kukësi afroi nga Partizani edhe Emiljano Mustën. /oversport.tv