Konfirmon Napoli: Osimhen të paktën 90 ditë larg fushës së blertë

Napoli ka dalë me një njoftim zyrtar pas operacionit që bëri Victor Osimhen sot në mëngjes.

Lojtari është mirë dhe do të qëndrojë nën vëzhgim për disa ditë. Parashikohet që lojtari të rikthehet në dispozicion të trajnerit Spalletti pas rreth 90 ditësh.

Një lajm shumë i keq për kryesuesit e Serie A, që detyrohen të luajnë pa sulmuesin e tyre kryesor për rreth 90 ditë.

Vetë sulmuesi priste që të luante me kombëtaren e Nigerisë në Kupën e Afrikës, por tashmë ky duket një mision i pamundur. /Oversport.tv