Konkurrencë e madhe për yllin e Monaco, Juventusi duhet të trembet

Aurelien Tchouameni i Monaco është bërë një nga mesfushorë qendrorë më të kërkuar të momentit. Në Serie A për të këmbëngulm Juventusi, që ka rivalë.

Marca shhkruan së fundmi se Real Madrid e ka vënë në shënjestër mesfushorin që Niko Kovac e ka pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës së tij.

Klubi francez e ka blerë Tchouameni për 21 milion euro nga Bordeaux dhe me paraqitjet e bëra te Monaco ka fituar edhe një vend te kombëtarja e Francës.

Reali e shikon mesfushorin si pasuesin e brazilianit Casemiro, tashmë 29 vjeç. Francezi është vetëm 21 dhe është një garanci për të ardhmen, sikurse edhe Eduardo Camavinga që u ble te Rennes këtë verë.

Tchouameni është nën kontratë deri më 30 qershor 2024 dhe mbetet të shihet se sa pretendon Monaco për kartonin e mesfushorit të talentuar. / overport.tv