Kontratë për tre vite, kroati Niko Kovac rikthehet sërish në Bundesliga

Wolfsburg e ka gjetur pasuesin e Florian Kohfeldt për pankinë dhe do të jetë një trajner që ka drejtuar për pak kohë edhe Bayern Munich.

Kicker raporton se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë nënshkruar deri më 30 qershor 2025 me kroatin Niko Kovac.

Ende nuk ka ardhur njoftimi zyrtar nga “Ujqit. Sa i takon Kovac, ai në Bundesliga ka drejtuar me sukses edhe Eintracht Frankfurt, madje duke fituar edhe Kupën e Gjermanisë. Së fundmi ai ishte në krye të Monaco në Ligue 1. / oversport.tv

Foto: AS Monaco, Facebook