Koopmeiners: Për Alkmaarin isha vetëm biznes, këtu jam i lumtur

Koopmeiners ka dhënë një intervistë për gazetën holandeze Noordholland Sdagblad ku ka folur për aventurën e tij te Atalanta. Ai tha ndër të tjera se ndihet shumë i lumtur në Bergamo dhe shpreson që ky të jetë vetëm fillimi i sukseseve në të ardhmen.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

“Ndihem shumë i lumtur këtu. Nuk e shoh mundësinë që të largohem së shpejti. Shumica e lojtarëve kishin nevojë për të gjetur hapësirë, kështu që unë nuk jam i pakënaqur me numrin e mundësive që kam.

Fizioterapisti na tregon historinë e qytetit, klubit dhe kundërshtarit. Dhe në fushë përpiqem të provoj veten. Shpresoj që ky të jetë fillimi i viteve të shkëlqyera për Atalantën. Synimi i radhës është të fitoj një trofe me Atalantën dhe të luaj shumë ndeshje në Champions League”.

LARGIMI NGA AZ ALKMAAR- “Isha i zemëruar në atë kohë. Unë kam qenë gjithmonë i pastër dhe gjithmonë kam dhënë 100%, por për AZ unë isha biznes. Futbolli është biznes. Për shkak të Coronavirus, shifrat e transferimit ishin shumë më pak nga sa shpresonte fillimisht klubi.

Kur dëgjoj tifozët që thonë se duhet t’i jem mirënjohës klubit që më la të shkoj lehtësisht, ata nuk e dinë se çfarë ndodhi. Unë kam hequr dorë nga përqindja ime e tarifës së transferimit. Ato ishin shumë para”. /oversport.tv