Korabi është rikthyer te fitores, pas humbjes së pësuar kundër Apolonisë. Dibranët kishin sot një duel delikat kundër Shkumbinit dhe ia dolën t’i marrin pikët e plota me rezultatin minimal 1-0.
Ndeshja po shkonte 0-0, por peqinasit mbetën me një lojtar më pak pas gjysmë ore lojë. Onuh u ndëshkua me karton të kuq dhe Korabi e shfrytëzoi epërsinë numerikë.
Në minutën e 82-të mesfushori Mziu realizoi golin e avantazhit dhe të fitores, që e pozicionon Korabin në vendin e tretë me 25 pikë, pesë më shumë Tërbuni ndjekës.
Kategoria e Parë – Java 13
Korabi-Shkumbini 1-0
Shënues: Mziu 82’
/ oversport.tv