Kosova dominon Rumaninë, por nuk mjafton! Nuk zhgënjejnë të mëdhatë

Kanë përfunduar ndeshjet e para të qershorit të vlefshme për eliminatoret e kampionatit europian 2024. Kosova dominon sfidën ndaj Rumanisë, por nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në stadiumin Fadil Vokrri.

Nuk gabojnë të mëdhenjtë e kontinentit, Franca fiton 3-0 në transfertë përballë Gjibraltarit, ndërsa Anglia 4-0 në shtëpinë e Maltës. Greqia fiton 2-1 në shtëpi përballë Irlandës, ndërsa Ukraina mposht 3-2 në transfertë Maqedoninë.

Turqia mposht 3-2 në transfertë Letoninë, ndërsa Armenia surprizon Uellsin në shtëpi, duke e mposhtur 4-2. Fitojnë ndeshjet respektive në shtëpi Finlanda dhe Danimarka që mundin respektivisht Sloveninë dhe Irlandën e Veriut.

Kazakistani fiton 3-0 ndaj San Marinos, ndërsa Zvicra dhe Izraeli fitojnë në transfertë. / Oversport.tv