“Kosova është Shqipëri, jemi një”, Suedia flet shqip edhe kur luan Kosova

Rreth 10 mijë tifozë shqiptarë ishin në mbështetje të Kosovës në ndeshjen kundër Suedisë.

Gjatë këtij dueli nuk munguan mesazhet me karakter kombëtar. Në një prej tyre shkruhej “Kosova është Shqipëri”.

Kishte edhe një baner “Jemi një”, si dhe një falënderim për Suedinë. “Faleminderit për gjithçka Suedi, Kosova nuk e harron kurrë një mik”.

Nuk mungoi edhe një flamur shqiptar gjigant, që u shpalos në stadium dhe u shpërnda në masë në rrjetet sociale. / oversport.tv