Kosova kapitullon ndaj Spanjës në Prishtinë, Greqia i bën gjëmën Suedisë

Spanja është shumë e fortë për Kosovën. Iberikët triumfuan në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin e pastër 2-0 dehe i gëzohen edhe humbjes që Suedia rivale pësoi në Greqi me rezultatin 2-1.

Pablo Fornals i West Ham ndëshkoi portierin Muric në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte një tjetër lojtar që luan në Premier League që realizoi.

Ferran Torres i Manchester City e çoi topin në rrjetë dhe pasi u pa me VAR goli u llogarit dhe fitorja e Spanjës praktikisht u hipotekua. / oversport.tv