Kosova kapitullon ndaj Suedisë, Greqia i falet një penalltie në Gjeorgji

Kosova nuk ka mundur t’i bëjë ballë Suedisë në transfertë. Vendasit triumfuan me rezultatin 3-0 dhe renditen në vendin e dytë, pas Spanjës që ka dy pikë më shumë e një ndeshje më pak.

Suedia e zhbllokoi ndeshjen që në pjesën e parë, kur me ndërhyrjen e VAR fitoi një penallti dhe Forsberg nuk gaboi. Më pas Isak realizoi një mrekulli dhe i dha fund praktikisht ndeshjes.

Quaison në fund shënoi edhe golin e tretë, pasi e bëri “çorap” mbrojtjen e Kosovës dhe shënoi. Sot në këtë grup luajti edhe Greqia, që fitoi 2-0 me një gola të shënuar në shtesa. Me penallti realizoi Bakasetas, kurse Belkas dyfishoi.

SUEDI-KOSOVË 3-0
Shënues:
Forsberg (pen.) 29’, Isak 62’, Quaison 79’

GJEORGJI-GREQI 0-2
Shënues:
Bakasetas (pen.) 90’, Belkas 95′

/ oversport.tv