Kosova kërkon pasuesin e Challandes në Turqi, kontakte me 2 teknikë të njohur

Federata e Futbollit e Kosovës ka hedhur sytë nga Turqia për të gjetur trajnerin e ri të skuadrës kombëtare, pas largimit të Bernard Challandes, që drejtoi skuadrën për 3.5 vite dhe u larguar tetorin e kaluar.

Të parët në listën e dëshirave të drejtuesve të federatës kosovare janë dy trajnerë të njohur turq. Pasi kontaktuan Ersun Yanal gjatë ditëve të kaluar, drejtuesit e “dardanëve” pritet që të nisin bisedimet sot me një tjetër emër të njohur si Sergen Yalcin, shkruan media turke.

Bisedimet me Ersun Yanal kane qenë pozitive dhe tashmë pritet se si do të shkojë takimi me ish-teknikun e Besiktasit.

Kosova synon që të kualifikohet në finalet e Kampionatit Europian 2024, prandaj synon që ti besojë stolin dhe skuadrën cilësore që ka një tekniku me eksperiencë. / Oversport.tv