Kosova U17 befason Austrinë, sa shumë shanse për kualifikim në EURO17

Kosova U17 ka befasuar në ndeshjen e parë të kualifikueseve të Europianit të moshave, pasi ka fituar 1-0 kundër Austrisë.

Dardanët ia dolën të triumfonin me golin e shënuar nga sulmuesi Elton Krasniqi dhe kanë shanse të mëdha të kalojnë në Elitë Rounde.

Sllovenia renditet e para në grup pas fitores 8-0 kundër Ishujve Faroe. Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës ndaj Sllovenisë më 9 tetor (Ora 11:00), ndërsa duelin e tretë kundër Ishujve Faroe më 12 tetor (Ora 15:00). / oversport.tv