Kosova U19 i nis kualifikueset me të majtën, Fiabema i Norvegjisë i mund i vetëm

Kosova U19 i ka nisur me humbje kualifikueset e Europianit të moshave. Dardanët e vegjël u thyen nga Norvegjia me rezultatin 0-3.

Bryan Solhaug Fiabema ishte autor i tre golave dhe pas ndeshjes edhe pronar i topit të ndeshjes. Sulmuesi e zhbllokoi ndeshjen në minutën e fundit të pjesës së parë, me penallti.

Me nisjen e pjesës së dytë Fiabema realizoi edhe dy herë të tjera dhe nxori kokulur nga fusha djemtë e Kosovës, që gjithsesi duhet të kënaqen me faktin se Uellsi dhe Gjeorgjia barazuan në ndeshjen tjetër të grupit 10.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më datë 9 tetor, prej orës 16:00 kundër Norvegjisë, kurse të fundit në grup ndaj Uellsit e ka të programuar më 12 tetor në orën 15:00. / oversport.tv