Koulibaly: Mrekulli t’ia dedikonim titullin kampion legjendës Maradona

Kalidou Koulibaly është i drejtpërdrejtë dhe do donte që Napoli ta fitonte titullin kampion në Itali për Maradonën. Senegalezi, në ditën e përvjetorit të legjendës argjentinase, për DAZN është shprehur:

“Nëse do të më duhet të tregoja historinë e sezonit 2021-22, do ta quaja në ‘përkujtim të Maradona. Do ishte e mrekullueshme që Napoli t’ia dedikonte këtë sezon atij, aq më tepër ta fitonte titullin kampion për Maradonën.

Duke menduar se një legjendë si Maradona tha fjalë të mira për mua, më bën të ndihem jashtëzakonisht me fat. I dërgova një fanellë dhe i thashë se po prisja ta takoja në Napoli. Kam pasur fatin ta shoh kur luajtëm kundër Real Madrid dhe më lumturoi”. / oversport.tv