Koulibaly: Napolin e bëjnë njerëzit magjik, si na ndryshoi kauboji Spalletti

Kalidou Koulibaly ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport dhe tregon se është i dashuruar pas Napolit, qytetit dhe klubit. Mbrojtësi senegalez flet edhe për trajnerin Luciano Spalleti, i cili sipas tij e ka ndryshuar skuadrën në aspektin e mentaliteti.

NAPOLI – “Janë njerëzit që e bëjnë vendin magjik. Pastaj ka vende të bukura. Kur ngrihem në mëngjes kam fatin të shoh gjithë bregdetin. Pastaj kur je në fushë e kupton se sa e madhe është dashuria e qytetit për këtë ekip. Këtu njerëzit ëndërrojnë, flenë dhe hanë me Napolin.

Më kanë thënë se gjithmonë në Napoli qan dy herë, kur mbërrin dhe kur largohesh. Jam i vetëdijshëm se nëse luaj për Napolin, luaj për një qytet të tërë dhe Napoli është një qytet i madh. Pastaj kemi miliona tifozë na mbarë botën dhe duhet të japim 300 për qind kur dalim në fushën e lojës”.

SPALLETTI – “Trajneri na ka dhënë shumë, veçanërisht në aspektin e mentalitetit. Ai e ka vlerësuar gjithmonë Napolin dhe lojën që bën. Gjëja e parë që na tha ishte që do kërkonte problemin në këtë ekip, pasi nuk është normale që nuk kemi fituar trofe. Kjo na bëri t’i vinim gishtin kokës.

Kur ta thotë dikush diçka të tillë do të thotë se ne vërtetë kemi cilësi. Gjëja më e mirë është se ai kishte përulësinë të na thoshte se puna e Gattusos ishte shumë e mirë. Ai nuk është këtu për të ndryshuar atë që ka bërë Gattuso, por për të dhënë diçka më shumë. Luciano më quan ‘Komandanti’, sepse thotë jam lider.

Unë thjesht bëj atë që mendoj se është e drejtë. Jam gjithmonë në dispozicion të ekipit. Shokët e skuadrës më thonë se të gjithë trajnerët janë ‘babai im’, sepse të gjithë më bëjnë të luaj. Nëse do të isha regjisor i një filmi ‘western’, do ta bëja Spalletin të ishte një kauboj. Ai ka qëndrim misterioz, që kërkon gjithmonë drejtësi. Për mendimin tim kauboji është roli i duhur për të”, shprehet Koulibaly. / oversport.tv