Koulibaly nuk e tradhton Napolin: Do luftojmë sërish për titullin kampion

Zemra e Kalidou Koulibaly, ose të paktën një pjesë e saj do të qëndrojë gjithmonë te Napoli. “Aty ka shumë dashuri, tifozët më vlerësojnë, është diçka fantastike kur thërrasin emrin tënd”, ka deklaruar kapiteni i Senegalit për BBC Afrikë.

Janë të shumta skuadrat që kërkojnë shërbimet e tij (Barcelona dhe Juventus mbi të gjitha), por mbrojtësi i premton besnikëri Napolit: “Do të humbasim ndonjë lojtar, por jam i sigurt që Napoli do të bëjë gjithçka që të luftojë për titullin kampion. Sezonin e kaluar mund të bënim më mirë, por gjithsesi jemi të kënaqur për rikthimin në Champions”.

“Jam rritur në Napoli, fëmijët e mi kanë lindur aty. Kam një marrëdhënie të veçantë me napolitanët, që janë tifozë të Senegalit dhe kam marrë shumë mesazhe kur fituam Kupën e Afrikës. Miqtë apo vëllezërit e mi priten mirë në qytet”, ka thënë Koulibaly. / Oversport.tv