Koulibaly, pas sharjeve raciste: Ata s’kanë lidhje me sportin, larg stadiumeve

Pas sharjeve raciste që mori gjatë ndeshjes Fiorentina-Napoli, e vlefshme për javën e 7-të të kampionatit italian, që u fitua nga skuadra e Luciano Spalletti 2-1, Kalidou Koulibaly ka vendosur që t’u përgjigjet atyre që u argëtuan duke e ofenduar për ngjyrën e lëkurës, duke u shfryrë në faqen e vet në Instagram.

“Majmun m…Më thërritën kështu. Këta tipa nuk kanë lidhje fare me sportin. Duhet të identifikohen dhe të mbahen larg stadiumeve, përgjithmonë”, shkruan mbrojtësi i skuadrës napoletane.

Koulibaly është i fundit, në një listë të gjatë të atyre që kanë përfunduar në shënjestrën e disa pseudo-tifozëve. Pavarësisht shumë fushatave sensibilizuese, racizmi vazhdon të mbetet një problem dhe të shfaqet në stadiumet italiane. /Oversport.tv