Kounde i rikthehet merkatos: Mungesa e transferimit te Chelsea më ndikoi keq

Mbrojtësi i Sevillas , Jules Kounde ka pranuar për mediat se është prekur shumë nga dështimi i transferimit të tij te Chelsea në merkaton verore. Ai dha një intervistë të gjatë për Telefoot, ku ndër të tjera u ndal edhe te transferimi i munguar në Londër.

23-vjeçari pranoi se u zhgënjye shumë kur mori vesh se negociatat dështuan. “A më ndikoi mua dështimi i transferimit te Chelsea këtë verë? Po, më ndikoi keq. Megjithatë, tani e kam kaluar atë dhimbje”, u shpreh Kounde.

Gjatë merkatos së verës, transferimi i Kounde te Chelsea u bë gati i kryer. Megjithatë kërkesa e lartë që Sevilla pati për mbrojtësin francez bëri që gjithçka të ndalonte. Drejtuesit e Chelsea nuk ishin të gatshëm të paguanin për 23-vjeçarin 80 milionë euro, shifra e kërkuar nga klubi spanjoll.  /oversport.tv