Krahu i djathtë i Duros në fushë, te Laçi ende të pavendosur për trajnerin e ri

Dejan Vukicevic është larguar pas pesë javësh nga Laçi. Vetëm dy pikë të grumbulluara e kanë penalizuar malazezin, u cili u dorëzua dhe kurbinasit tashmë janë në kërkim të trajnerit të ri.

Ende bardhezinjtë nuk kanë dalë me njoftim, ndërkohë që në stërvitje ka dalë në krye të skuadrës Sero Noka. Ky u fundit ka qenë krahu i djathtë e Shpëtim Duros sezonin e shkuar.

Trajneri i ri po drejton seancat e bardhezinjve dhe mund të jetë në krye të skuadrës në ndeshjen e fundjavës kundër Kastriotit. Drejtuesit e Laçit po mendohen mirë për trajnerin e ri.

Ata nuk duan të gabojnë dhe duhet pritur zyrtarizimi i atij që do e drejtojë ekipin kurbinas në vazhdim. Laçi e ka nisur keq kampionatin dhe renditet në vendin e fundit pas pesë javësh kampionat. / oversport.tv