Krasniqi përshëndetet me Ballkanin, sulmuesi prezantohet te klubi i ri në Rumani

Është larguar zyrtarisht sulmuesi që shkëlqeu me Ballkanin këtë sezon në Uefa Conference League. Ermal Krasniqi i ka dhënë lamtumirën klubit kosovar për të provuar një aventurë të re në shtetin e Rumanisë.

Sulmuesi 24-vjeccar është zyrtarizuar sot si blerja më e re e kundërshtarëve të Ballkanit në grupe të Conference League, CFR Cluj. Krasniqi me klubin kosovar regjistron gjithsej 105 ndeshje të luajtura, 39 gola dhe ka asistuar 17 herë.

Për sa i përket statistikave në Conference League me Ballkanin, 24-vjeccari ka bërë vërtetë mirë për ekipin e Ilir Dajës. Ai kontribuoi gjithsej në pesë përballje, shënoi dy gola dhe asistoi një herë. /oversport.tv