Krepi merr 1 pikë në debutim, Shqipëria U19 për femra barazon me Moldavinë

Shqipëria U-19 për femra ka barazuar me Moldavinë ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian 2022. Asnjë nga ekipet nuk arriti dot të çonte topin në rrjetë duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin e bardhë 0-0

Skuadra e drejtuar nga Kreshnik Krepi, i cili bëri edhe debutimin me ekipin shqiptar sot, zhvilloi një ndeshje të mirë. Vajzat patën disa raste të rrezikshme përpara portës kundërshtare, por asnjëra nuk arriti të zhbllokojë rezultatin.

Kjo ishte ndeshja e parë e vajzave kuqezi, të cilat janë në të njëjtin grup me Moldavinë, Andorrën dhe Uellsin. Tre ditë më vonë, më 22 tetor Shqipëria do të luajë kundër vendit pritës që është Andorra, ndërsa më 25 tetor do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup ndaj Uellsit. /oversport.tv