Krijohet Kombëtarja e veteranëve, synohet një skuadër që të përfaqësojë kuqezinjtë në evente ndërkombëtare

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë zhvilloi një seancë stërvitore në fushat e Shtëpisë së Futbollit dhe synohet një skuadër e gatshme gjatë gjithë kohës për të marrë pjesë në ndeshje miqësore dhe turne ndërkombëtarë.

Trajneri i skuadrës së veteranëve, Sulejman Mema:  “Kemi planifikuar të grumbullojmë lojtarë nga një grup-moshë e caktuar, që të bëjë paraqitje sa më të mira. Jemi ne tratativa të luajmë me Gjermaninë. Lojtarët do të mblidhen të paktën një herë në javë për t’u stërvitur në Shtëpinë e Futbollit”.

Ervin Fakaj: “Është diçka shumë pozitive, jo vetëm për faktin se do të vijmë këtu dhe do të stërvitemi për të përfaqësuar përsëri edhe në këtë moshë ekipin Kombëtar”.

Jahmir Hyka: “Jam i bindur se do të jetë diçka e bukur që Shqipëria të ketë gjithmonë një kombëtare veteranësh, duke vlerësuar e kujtuar me këtë iniciativë edhe futbollistët që kanë dhënë kontribut për kombëtaren në të kaluarën”.

Skuadra do të stërvitet rregullisht në javët në vazhdim, teksa do të kompletohet edhe me emra të tjerë të cilët nuk patën mundësi të ishin të pranishëm në këtë seancë të parë për shkak të impenjimeve personale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)