Krisje mes PSG e Gigio Donnarumma, GDS zbulon prapaskenat e fundit

Gigio Donnarumma e ka thënë hapur që nuk është kënaqur me faktin që nuk po luan shumë si titullar te PSG. “La Gazzetta dello Sport” shkon më tej, teksa raporton se mes tij dhe klubit francez ka tension.

Në artikullin e gazetës italiane theksohet se i fituari në këtë mes është vetëm Mino Raiola, pasi Donnarumma deri më tani ka luajtur vetëm 7 ndeshje në të gjithë kompeticionet me fanellën e PSG.

Pritshmëritë e kampionit të Europës ishin që të luante titullar i rregullt dhe nuk është i kënaqur aspak me situatën që po kalon në kryeqytetin francez.

Rivali i tij, Keylor Navas, thuhet se ka mbështetjen e një pjesë të madhe të lojtarëve në dhomat e zhveshjes, veçanërisht të Sergio Ramos dhe lojtarëve nga Amerika e Jugut. / oversport.tv