Kristijan Tosevski refuzon rinovimin me Tiranën, sezonin e ri me ekip tjetër

Kristijan Tosevski e mbyll me Tiranën pas dy sezonesh. Kampionët e Superiores tentuan të rinovojnë me mbrojtësin e djathtë dhe këtë e kishte konfirmuar edhe trajneri Orges Shehi në daljet e tij mediatike.

Nga Maqedonia e Veriut vjen lajmi se Tosevksi ka refuzuar marrëveshjen për kontratën e re. “Gol.mk” shkruan se anësori i djathtë tashmë do të provojë një sfidë të re në karrierën e tij.

Tosevksi u aktivizua me Tiranën në 60 ndeshje në kampionat, ndërkohë që më parë kishte fituar titullin kampion me Vardarin në Maqedoninë e Veriut. / oversport.tv