Kristjan Asllani yll tek Empoli U19, shënon dy gola kundër Crvena Zvezda

Empoli U19 ka mposhtur Crvena Zvezda U19 me rezultatin e thellë 5-0 dhe është kualifikuar në raundin e tretë të UEFa Youth League.

Protagonist në ndeshjen e sotme ka qenë edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Krisjan Asllani, i cili është aktivizuar si titullar.

Ai ka shënuar dy gola në portën e serbëve. Fillimisht ai realizoi golin e dytë dhe iu besua penalltia që i çoi shifrat në 4-0.

Asllani grumbullohet me ekipin e parë të Empolit në Serie A. Këtë sezon ai është aktivizuar në pesë ndeshje në minutat e fundit. / oversport.tv