Kriza e karburantit në Mbretërinë e Bashkuar është kthyer në një problem shumë shqetësues për ishullorët. Së fundmi ajo nuk ka kursyer as 5 herë fituesin e topit të artë Cristiano Ronaldo.
Sipas Daily Mail, Portugezi dërgoi shoferin personal për të furnizuar makinën e tij luksoze Bentley me karburant por atij ju desh të priste 7 orë në rradhë për të furnizuar automjetin.
Të njëjtin fat pati edhe një makinë tjetër nga koleksioni luksoz i Ronaldos ku një makinë Range Rover duhej të priste më shumë se gjashtë orë në radhë për tu furnizuar.
/ oversport.tv
View this post on Instagram