Llapi nuk di të fitojë as në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka barazuar në shtëpi kundër skuadrës së Drenicës, që madje shënoi e para.
Sulmuesi Kreshnik Uka ndëshkoi ekipin nga Podujeva pas 12 minutash lojë, por epërsia nuk i zgjati shumë.
Selmani barazoi pas 4 minutash, por Llapi nuk mundi të realizonte golin që do u jepte triumfin e parë fituesve të Kupës së Kosovës sezonin e shkuar.
Një tjetër takim i luajtur ishte ai mes Ulpianës dhe Dukagjinit, skuadra këto që synojnë qëndrimin në elitën e futbollit dardan. Kjo sfidë përfundoi në barazim pa gola.
BKT SUPERLIGA – JAVA 6
Ulpiana-Dukagjini 0-0
Llapi-Drenica 1-1
Shënues: Selmani 16’ / Uka 12’
/ oversport.tv