Kriza financiare nuk i ndahet Interit, duhet të shesë një tjetër lojtar të rëndësishëm

Largimi i Achraf Hakimit dhe Romelu Lukakut në merkaton e verës duket se nuk ka mjaftuar për të ulur defiçitin e rënduar te Inter.

Vështirësitë financiare kanë kaluar, por kjo çështje nuk është mbyllur plotësisht. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mësohet se zikaltërit nuk janë në gjendje të investojnë para.  Autonomia e arritur këtë verë mund të zgjasë një vit, më së shumti dy nëse vendoset që ata të përfitojnë nga një pjesë e fondeve të marra nga Oaktree.

Por kjo nuk mjafton, ndaj Interit i duhet të rikthehet në merkaton e janarit për të hequr barrën e shpenzimeve duke shitur lojtarë që nuk janë titullar në formacionin e Simone Inzaghit. Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal mund të jenë të sakrifikuarit, të cilët mund t’i lirojnë sadopak barrën e madhe financiare klubit”, shpjegon gazeta. / oversport.tv