Kriza nuk i shqetëson drejtuesit e Interit, piketojnë katër afrime me parametra zero

Kriza financiare që Interi po kalon, i ka detyruar drejtuesit të kërkojnë për zgjidhje të tjera që nuk do të sillnin shpenzime të shumta për klubin. Për këtë gjë kanë menduar vetë Beppe Marotta dhe Piero Ausilio që po përpiqen të afrojnë lojtarë me parametra zero.

Ajo që bie më shumë në sy është se të dy ata po tentojnë të afrojnë plot 4 lojtarë pa kosto për klubin. I pari është portieri i Ajax, Andre Onana që përflitet se është blinduar nga Interi prej kohësh. Bashkë me të, drejtuesit ziklatër po tentojnë edhe kapitenin e Napolit, Lorenzo Insigne.

Ndërkohë, ata po mendojnë të forcojnë edhe mbrojtjen e ekipit. Emri i parë vjen nga Gjermania dhe është ai i Matthias Ginter. Mbrojtësi i Borussia Monchengladbach nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me ekipin ku po aktivizohet aktualisht. I fundit në listë, por jo për nga rëndësia është mbrojtësi i krahut Jesus Corona. Mbrojtësi meksikan ka vendosur të largohet nga Porto dhe për drejtuesit zikaltër po shikohet si një vlerë e shtuar në ekipin e Inzaghit. /oversport.tv