Kroacia i shkakton një tjetër humbje Francës, Izraeli dhe Islanda asist Shqipërisë

Janë luajtur ndeshjet e radhës në Nations League ku ajo që bie më shumë në sy është fakti se Franca vazhdon të mos ketë asnjë fitore në këtë edicion. “Gjelat” u mposhtën në shtëpi nga Kroacia me rezultatin 1-0 falë goli të herët të Modric me 11-metërsh.

Po në të njëjtin grup vazhdon ecurinë pozitive Danimarka që mposhti me rezultatin 2-0 Austrinë. Kështu, në grupin 1 të Ligës A, Danimarka kryeson grupin me 9 pikë e ndjekur nga Kroacia me 7 dhe Austria me 4, ndërsa Franca ndodhet në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.

Në Ligën B, Islanda dhe Izraeli i kanë lehtësuar punën Shqipërisë për një përmbysje të mundshme të klasifikimit, pasi janë ndalur në një barazim 2-2. Izraeli vazhdon të qëndrojë në vend të parë me 5 pikë, ndërsa Islanda ndodhet e dyta me 3 dhe Shqipëria e treta me vetëm 1 pikë.

Në Ligën C, Kazakistani mposhti Sllovakinë me rezultatin 2-1, ndërsa Azerbajxhani i drejtuar nga Gianni De Biasi gjeti fitoren e parë në këtë edicion ndaj Bjellorusisë me rezultatin 2-0. /oversport.tv

Foto: UEFA Nations League, Twitter