Kroacia pret biletën për “Katar 2022”, Rusia tradhtohet nga mbrojtja e vet

Kroacia ka prerë biletën e saj direkte për “Qatar 2022” pasi mposhti Rusinë me rezultatin minimal në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të grupit H. Ishin kroatët ata që dominuan gjatë 90 minutave takimin, por hapësirat për të shënuar ishin të pakta. Edhe pse ju afruan shumë herë golit, lojtarët kroat nuk e arritën dot rrugën e rrjetës. Për t’i prerë biletën Kroacisë mendoi mbrojtësi rus Fedor Kudryashov që shënoi në portën e vetë. Kështu, Kroacia u ngjit në krye të grupit me 23 pikë, 1 më shumë se Rusia që do të kërkojë të kualifikohet në fazën finale të Kupës së Botës me anë të “play off”.

Sllovakia ka fituar me goleadë ndaj Maltës në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultatin 6-0. Për ekipin vendas festivalin e golave e nisi Rusnak që shënoi që në fillimin e takimit. Ishte Duda ai që dyfishoi gjithçka vetëm 2 minuta më vonë. Rezultati i pjesës së parë u mbyll në avantazhin e tre golave pasi Rusnak shënoi edhe golin e tretë të takimit dhe të dytin personal.

Në pjesën e dytë do të ishte përsëri Duda  që do të shënonte në minutën e 69. Ndërkohë, pak minuta më vonë De Marco e çoi rezultatin në 5-0. Për të vulosur gjithçka mendoi Duda që shënoi golin e gjashtë të takimit dhe të tretin personal.

Sllovenia ndërkohë fitoi ndaj Qipros me rezultatin 2-1. Vendasit gjetën rrugën e rrjetës në fillimin e pjesës së dytë më anë të Zajc. Edhe pse të dyja ekipet patën disa raste të mira shënimi, ishte vetëm mesfushori me tipare sulmuese ai që e çoi topin në rrjetë i pari. Për të dyfishuar gjithçka mendoi Adam Gnezda Cerin që shënoi golin e dytë të takimit.

Ndeshja u bë më interesante në minutat e fundit pasi Qipro ngushtoi rezultatin në 2-1 më anë të Andronikos Kakoulis, por pa mundur dot t’i surprizojë më shumë vendasit.  Kështu, Sllovakia dhe Sllovenia e mbyllën këtë edicion kualifikuesesh me pikë të barabarta, 14, por janë Sllovakët që qëndrojnë në vendin e tretë falë golavarazhit më të mirë që kanë.

EUROPEAN QUALIFIERS
KROACI-RUSI 1-0
Shënues:
Kudryashov (autogol) 81’

MALTA-SLLOVAKI 0-5
Shënues:
Rusnak 6’, 16’, Duda 8’, 69’, 81’, De Marco 72’

SLLOVENI-QIPRO 2-1
Shënues:
Zajc 48’, Gnezda Cerin 84’/ Kakoulis 89’