Kroacia publikon listën për Katar, mungon ylli i Milanit

Kroacia ka shpallur listën me lojtarët e grumbulluar për Kupën e Botës, “Katar 2022” ku bie në sy një mungesë shumë e rëndësishme. Trajneri Zlatko Dalic ka lënë jashtë kësaj liste sulmuesin e Milanit, Ante Rebic, ndërsa ka grumbulluar nga Serie A 4 lojtarë të tjerë.

Në listën e publikuar, Dalic ka thirrur tre portierë, nëntë mbrojtës, tetë mesfushorë dhe gjashtë sulmues. Sa i përket lojtarëve të thirrur nga Serie A, në mbrojtje është përzgjedhur Martin Erlic i Sassolos.

Në mesin e fushës, Marcelo Brozovic i Interit, Pasalic i Atalantës dhe Vlasic i Torinos kanë qenë emrat që janë thirrur nga Zlatko Dalic.

LISTA E PLOTË

Foto: HNS, Twitter