Lionel Messi shënoi një gol shumë të bukur, duke vulosur fitoren 2-0 kundër Manchester City të Guardiolas, goli i tij i parë me fanellën e PSG-së, por në ndeshjen e djeshme do të mbahet mend edhe “krokodili” në barrierë në minutën e 91-të të takimit.
Një gjest që nuk ka kaluar pa u vënë re nga Rio Ferdinand, që e ka komentuar kështu në “Sky Sport UK”:
“Në momentin që Mauricio Pochettino i ka thënë ta bëjë në stërvitje këtë gjest, dikush duhet të ndërhynte dhe ti thoshte: Jo, jo, jo Leo Messi nuk mund të bëjë gjëra të tilla.
Është mungesë rrespekti, nuk duhej bërë. Nëse do ta kisha shok skuadre, do të isha shtrirë unë në vend të tij”. /Oversport.tv
Rio Ferdinand on Leo Messi lying behind the wall: “No, no, no, no. You can’t. It’s disrespectful, I wouldn’t have it. If I was in that team, I’d have to say, ‘Listen, I’ll lay down for you.’
Sorry, I couldn’t have him laying down like that. I can’t see it.”
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) September 29, 2021