Kroos i premton besnikëri Realit: Shpresoj të qëndroj dhe të shijoj Bernabeun

Toni Kroos ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Real Madridi. Mesfushori gjerman i ka premtuar besnikëri klubit spanjoll edhe për të paktën disa vite. Në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të klubit, Kroos tha se nuk po e mendon largimin nga “Los Blancos”.

“Ne kemi parë se si do të jetë Bernabeu i ri në të ardhmen dhe është vërtet mbresëlënëse. Mezi pres të luaj me të dhe shpresoj të jem në gjendje të qëndroj këtu edhe për disa vite të tjera”.

Emri i Kroos është lidhur kohët e fundit me një largim të mundshëm nga Madridi me Manchester Cityn që ka qëndruar në “Pole Position” për gjatë gjithë kohës. Ai gjithashtu është kërkuar nga miliarderët e Newcastle, si pika e referimit për projektin e tyre të ri. /oversport.tv